Prapaskena

Jetë/stil

47-vjeçarja Egla Ceno paguhet nga Teatri i Elbasanit, prej 3 muajsh në BBV, figuron e martuar

Publikuar: 19/03/2024

Aktorja Egla Ceno, 47-vjeçe, është prej tre muajsh pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip.

Gjatë qëndrimit në BBV, Egla ka thyer disa herë rregullat si dhe është kritikuar për ofendimet ndaj banorëve të tjerë, por disa rregulla duket se i ka thyer edhe jashtë, ndoshta me pasoja për persona që janë pjesë e piramidës publike.

Nga disa verifikime, rezulton se Egla Ceno, edhe pse prej 3 muajsh pjesë e BBV, paguhet si aktore pranë Teatrit të Elbasanit.

Edhe pse Egla prej 3 muajsh ka laujtur në BBV, drejtori i Teatrit Skampa vijon ta paguajë atë si aktore.

Ndërkaq, Egla, ndryshe nga sa ka deklaruar në BBV, figuron e martuar. Por, ndoshta ka harruar për të bërë procedurat e divorcit.



Më të lexuarat