Raporti / Hajdutja e FSDKSH Albana Adhami pagoi Vilma Nushin për 20 mijë analiza fiktive, roli Manastirliun. Kapen duke vjedhur 3 ndrikullat e korrupsionit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 04/03/2024

Raporti / Hajdutja e FSDKSH Albana Adhami pagoi Vilma Nushin për 20 mijë analiza fiktive, roli Manastirliun. Kapen duke vjedhur 3 ndrikullat e korrupsionit

Gjatë vitit 2022, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor konsiderohet është drejtuar nga Albana Adhami, një nga hajdutet më famëkeqe të parave publike në shëndetësi si dhe koka e disa skemave të mashtrimit me barnat e rimbursueshme.

Kryetare e Këshillit Administrativ të Fodit, për periudhën  2017- 2023, ka qenë Ogerta Manastirliu, pasi ishte ministre e Shëndetësisë, sot nën hetim nga SPAK për disa afera korruptive. Pra, Albana Adhami dhe Ogerta Manastirliu kanë drejtuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Krahas skemës së zhvatjes me barnat e rimbursueshme me fatura fiktive, për të cilën do flasim me detaje në vijim, FSDKSH është përfshirë në një skemë flgrante dhe masive korrupsioni, duke financuar oligarkët e koncensioneve në shëndetësi, për punë që nuk janë kryer.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një kontroll në FSDKSH për vitin 2022. Nga auditimi i veprimtarisë është konstatuar se FSDKSH nën drejtimin e Albana Adhamit dhe Ogerta Manastirlit kanë paguar me para publike Vilma Nushin për 20 172 analiza të pakryera.

Bëhet fjalë për financimin e zbatimit të kontratës koncensionare të Check-up, i cili po hetohet nga SPAK si aferë korruptive. 

Përfituese e këtij koncensioni zhvatës është Vilma Nushi, e cila ka përfituar mbi  400 milionë euro para publike me koncensione dhe tendera klientelistë në shëndetësi. 

Edhe pse është vetëm një episod, vjedhja e parave publike është konstatuar nga KLSH.

Protagoniste të këtij abuzimi janë tre ndrikullat e korrupsionit, Ogerta Manastirliu, Albana Adhami dhe Vilma Nushi.

Ndërkaq, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje të rënda dhe vjedhje edhe në financimin e tre koncensioneve të tjera korruptive: Hemodializa, sterilizimi dhe laboratorët e Jani Karathanos.

Katër koncensionet në shëndetësi, tre nga të cilët po hetohen nga SPAK, do t’u kushtojnë shqiptarëve mbi 500 milionë euro.

Albana Adhami është larguar nga Drejtimi i Fondit në shtator 2023, duke u zëvëndësuar nga hajduti tjetër, Spartak Zekja, pronar i depove dhe kompanive farmaceotike.

Zekja vijon drejtimin e aferave me financimin e paligjshëm të 4 koncensioneve dhe skemat e rimbursimit me receta fiktive.

Aferat e tjera të Albana Adhamit

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në drejtimit e Albana Adhamit është zhutur në shpërdorime, abuzime dhe vjedhje të larmishme, të konstatuar nga KLSH.

KLSH ka konstatuar mangësi dhe abuzime në procedurat për blerje tonerash, blerje karburanti, me rekrutimet,  me shpenzime të padokumentuara etj.

Skema mafioze e rimbursimit 

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor konsiderohet si një nga nëndegët e qeverisjes me risk të lartë dhe flamur të kuq për abuzime, skema mashtrimi me receta fiktive të rimbursueshme, korrupsion, zhvatje dhe veprimtari të tjeta të paligjshme.

Asnjë institucion tjetër shtetëror, as Hipoteka, as Tatime, Dogana etj., nuk ka qenë objek hetimesh, denoncimesh dhe arrestimesh më shumë se sa FSDKSH.

Për shkak të këtij risku të lartë për t’u përfshirë në afera dhe vjedhje të parave publike, denoncimeve dhe skemave mashtruese, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit pothuajse është çdo vit objekt i auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndërkaq, disa hetime dhe dosje, dhjetëra arrestime dhe pak dënime, jo vetëm nuk e kanë frenuar, por përkundrazi, vetëm sa i kanë intensifikuar aferat korruptive të FSDKSH, ku dominon skema e mashtrimit me barnat e rimbursueshme.

Ndoshta do të duhen ndryshime ligjore që FSDKSH të jetë objekt i SPAK-ut për çdo vepër penale të dyshuar.

Në 10 vitet e fundit, FSDKSH ka pasur 13 drejtorë, konkretisht: Astrit Beci, Milva Ikonomi, Pjerin Xhuvani, Vjollca Braho, Erion Manohasa, Alketa Hila, Eduard Ahmetaj, Anila Denaj, Adela Xhemali, Rudina Degjoni, Elisa Bërziu, Albana Adhami dhe Spartak Zekja.

Shumica të PS, disa të LSI dhe  PDIU. Disa të hetuar dhe arrestuar, por asnjë i dënuar.

Që nga shtatori i vitit 2023, DRFSDKSH drejtohet nga Spartak Zekja, një përfaqësues i kartelit të ilaçeve në Shqipëri, madje ish pronar i depove farmaceotike dhe një kompanie që ka përfituar edhe para publike.

Më herët, FSDKSH është drejtuar nga Albana Adhami, një nga drejtoreshat më jetëgjatë në krye të FSDKSH.

Si Albana Adhami, ashtu edhe Spartak Zekja, janë lidhje të besueshme dhe dora e Ogerta Manastirliut, e cila po hetohet nga SPAK për disa afera me koncensionet dhe tenderat në shëndetësi, me vlerë qindra milionë euro.

Albana Adhami është një nga xhepat më të thellë të korrupsionit të Ogerta Manastirliut dhe kartelit mafioz të ilaçeve, sektori më fitimprurës në Shqipëri.

Prapaskena mëson nga burime brenda FSDKSH se nën drejtimin Albana Adhamit është realizuar një skemat më të frikshme të mashtrimit me recetat e rimbursueshme fiktive, përmes të cilës janë vjedhur miliona euro.

Është përfshirë kupola FSDKSH, dhjetëra farmaci, depo farmaceotike, disa oligarkë, farmacistë, inspektorë etj., pra e gjithë mafia e ilaçeve në Shqipëri.

Skema ka funksionuar disa vite dhe ka vijuar edhe nën drejtimin e Spartak Zekja, i cili ka vetë kompani farmaceotike, kaluar fiktivisht në emra të besuar.

Të dhënat tregojnë se Albana Adhami është koka kësaj skeme kriminale. Ajo ka kontrolluar më herët edhe drejtoritë kyçe të Fondit.

Adhami jo vetëm nuk ka kryer kontrolle dhe inspektime mbi farmacitë me rimbursim të lartë, por ka financuar me miliarda lekë farmacitë e rrejtit kriminal si dhe ka mbuluar skemën e vjedhjes së parave publike.

Sigurisht që aktiviteti korruptiv të Albana Adhamit nuk kufizohet vetëm te skema e mashtrimit të rimbursimit.

Albana Adhami është dora e Manastirliut dhe oligarkëve edhe për financimin e koncensioneve korruptive, check up-in, dializën, sterilizimin dhe laboratorët me kosto rreth 500 milionë euro.