Xhensila frikë nga një hetim pasuror nga SPAK si Elvana Gjata? Kërkon në gjykatë ndarjen nga Besi, divorci dyshohet si fiktiv

Dosje rozë

Publikuar: 02/02/2024

Xhensila frikë nga një hetim pasuror nga SPAK si Elvana Gjata? Kërkon në gjykatë ndarjen nga Besi, divorci dyshohet si fiktiv

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj thuhet se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit.

Ka dyshime të forta se ndarja nuk është reale, por kemi të bëjmë me një ndarje fiktive, me qëllim ndarjen dhe tjetërsimin e pasurisë.

Një burim tha se Xhensila Myrtezaj i trembet një hetimi të mundshëm pasuror nga SPAK-ut.

Disa hetime për pastrim parash nga SPAK-u kanë nxjerrë në skenë këngëtarë dhe të ashtuquajtur artistë, të cilët janë përdorur nga bosë droge dhe figura korrupsioni për tranferim dhe pastrim parash.

Rasti më i fundit është ai i këngëtares Elvana Gjata, e cila po hetohet nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës të ish të fejuarit të saj, Ervin Mata, i njohur si Boli i kokainës.

Nuk ka të dhëna se çifti Besi-Xhensila është nën hetim, por rreziku është i mundshëm.

Ndërkaq, dyshimet për një ‘krizë’ mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta.

Së fundmi, Xhensila ka qenë e vetme në Dubai dhe pritet të kthehet në Tiranë për të nisur koncertet gjatë fundjavës.

Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy duke u puthur në një koncert. Momentalisht nuk ka asnjë reagim nga Xhensila dhe Besi, ndaj lajmi i divorcit mbetet i pakonfirmuar.