Pas rreth 6 muaj nga arrestimi me dyshime si pjesmarrës në vrasjen e Ramazan Sinos në Larushk Gjykata e Tiranës gjykata ka vendosur që i dyshuar i i policisë Valter Bami të kalojë në arrest shtëpie.
Shuarja e masës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 6 mujor i hetimeve nën masën arrest me burg.Në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina e u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas.
37 vjecari u arrestua nga policia e Trianës nën dyshimin se ishte i përfshirë në ngjarjen e vrasjës së Ramazan Sinos në Larushk rreth 6 muaj më parë, pasi në dorën e majtë iu gjetën gjurmë baruti.
Në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas.
Sipas policisë gjetja e barutit në dorën e tij lidhet më dyshimin se ia ka lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk të Krujës.Bami argumentoi se ato janë gjurmë nga përdorimi i fishekzjareve.
Valter Bami, bashkë me të vëllanë Durim Bamin dhe Marklen Hakën, ishin tre personat e parë që u shoqëruan nga Policia në kuadër të zbardhjes së ngjarjes ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Gentjan Bejtjas.
Arrestimi i tij është u referua në prokurori për vepren penale atë të mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit.