“Babi i tha unë ty do të bëj të vrasësh veten!”, zbardhet dëshmia e djalit të Bedrie Lokës: Edhe natën kur piu helmin kanë bërë sherr

Aktualitet

Publikuar: 08/01/2024

“Babi i tha unë ty do të bëj të vrasësh veten!”, zbardhet dëshmia e djalit të Bedrie Lokës: Edhe natën kur piu helmin kanë bërë sherr

Është zbardhur dëshmia e djalit të Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila i dha fund jetës në 2 Janar të këtij viti.

Djali ka deklaruar se babai i tyre ushtronte dhunë ndaj mamasë dhe se një herë ai vinte nga Greqia e ka kërcënuar duke i thënë se ‘unë ty do të bëj të vrasësh veten’.

“Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin e nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin.

Madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin … se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar.

Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19:00 pak a shumë, deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë që; unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar se “shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im … mami ka pasur konflikte të herë pas hershme me babain.”