Vesho mallisti mbush hundët nga gëzimi për goditjen e inceneratorit të Tiranës, por një lajm i kobshëm i ngrin buzëqeshjen

Kryesore

Publikuar: 10/12/2023

Vesho mallisti mbush hundët nga gëzimi për goditjen e inceneratorit të Tiranës, por një lajm i kobshëm i ngrin buzëqeshjen

Vesho mallisti gati sa nuk fluturoi nga gëzimi për goditjen që i dha SPAK inceneratorit të Tiranës.

Belo Ezmeri e këshilloi se nuk ishte për t’u gëzuar, por për t’u revoltuar dhe për të vënë kujën, pasi SPAK po lante duart me dosjen, duke akuzuar disa drejtorë për shpërdorim detyre, akuzë që do të avullojë rrugës, por Vesho mallisti e kishte marrë ndërkohë ‘vizën’.

Vesho nisi të kërcente kur mori vesh se bankomati i tij, Arben Ahmetaj, nuk ishte pjesë e dosjes. Shkruante dy fjali (ua niste në WhatsApp Belo Ezmerit, Tigrit dhe Belës) dhe kërcente.

Një herë në 5 minuta publikonte një shkrim në portalin e tij psikik, për të njëjtën çështje dhe pothuajse me të njëjtën përmbajtje.

Në shkrime e vizatonte veten sikur ishte kryehetuesi dhe se i kishte paraprirë hetimeve të SPAK-ut, ndërsa mediat e tjera sikur ishin në kërkim për t’u arrestuar.

Befas iu kujtua kur inceneratorët e kishin refuzuar kur Vesho u kishte kërkuar reklamë, ndërkohë që Klod Zoto i jepte para Sandër Frangajt dhe Anila Bashës, të cilët Vesho nuk i denonconte dot.

Teksa ishte gati të hidhte shkrimin e pestë, i telefonoi Tigri në Singal, i cili i kërkon të sulmojë SPAK-un dhe Erion Veliajn.

(Për sulmet ndaj Veliajt dhe disa ish ministrave socialistë Vesho paguhet cash nga Bela përmes Rrok Gjokës, Salillarit dhe disa oligarkëve të tjetër që marrin tenderat e rrugëve, leje për HEC-e, koncensione nafte etj).

Pas disa shkrimeve lavdëruese, Vesho bëri shpejt e shpejt një shkrim me nota kritike ndaj SPAK, sipas udhëzimit të Tigrit, me fabulën se çështja e inceneratorit të Tiranës nuk duhet të mbylljet me disa drejtorucë, por duhet të arrestohen Veliaj, Rama dhe disa gazetarë të shpallur armiq nga Tigri, Meta dhe Familja Berisha.

Një tjetër telefonatë e Belo Ezmerit bëri që Vesho mallisti të mbushte hundët me një tjetër vizë dhe të shpërthente në të shara.

Pas një komunikimi me Belën, Belo Ezmeri informon Veshon se duhet të jetë në një linjë me Doktorin sa i takon sulmeve ndaj SPAK, pasi arrestimet për inceneratorin e Tiranës janë bërë për të balancuar arrestimin e Ilir Metës dhe Shkëlzen Berishës në ditët në vijim.

Se vetë Belës, SPAK-u i ka hapur një dosje penale për një pronë publike që i ka dhënë Tan Dulakut, se do të goditet rëndë një oligark shëndetësie që paguan edhe Veshon dhe se pritet të hapen disa dosje të Sandrit, Bodes dhe Ardian Fullanit.

Sipas porosisë, Belo Ezmeri e udhëzoi Veshon që të sulmojë SPAK, po pa harruar sulmet ndaj Top Channel, Report Tv dhe disa gazetarëve, të cilët konsideroehen po aq të rrezikshëm sa edhe SPAK.

Vesho nisi menjëherë sulmet ndaj mediave që edhe Bela i ka inatë, ndërsa kërkoi 2-3 ditë kohë për të sulmuar SPAK-un sepse sapo e kishte lavdëruar, ndërsa Belo Ezmeri përfundoi fjalimin që do të mbante në konferencën me Doktorin.