Personi në foto është Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u prangos mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës, pasi i janë gjetur në automjet kokainë dhe shuma parash.
“Jam i tensionuar, do të flas në një moment të dytë”, mësohet të ketë thënë Ariel Rraja.
Burime bëjnë me dije se atij i janë gjetur më shumë se 200 mijë lekë dhe para të tjera në valutën e eurove në makinë, dhe më shumë se 50 gramë kokainë, e cila në treg kap vlerën e rreth 5 milionë lekëve të vjetra.
Sektori i narkotikëve kishte informacione se i riu mund të kishte lëndë narkotike në makinë dhe iu vu nga pas dhe pas kontrollit rezultoi të ishte e vërtetë.
22-vjeçari, është fjali i Flamur Rrajës, i cili ishte protagonist në dhunën barbare për guroren në fshatin Borizani në korrik të këtij viti.