Prapaskena

Pa kategori

Momenti kur policia sjell Jamarbër Malltezin nga Rinasi në Komisariatin numër 5 në Tiranë

Publikuar: 21/10/2023

Kanë dalë pamjet e momentit kur Jamarbër Malltezi shoqërohet nga forcat e policisë në bllokun e shoqërimit në Komisariatin numër 5 në Tiranë.

Ai u arrestua në aeroportin i Rinasit pasditen e kësaj të shtune me urdhër të SPAK, ndërsa po priste bashkëshorten, Argita Berisha nga Gjermania.

Dhëndri i Sali Berishës akuzohet për pastrim parash, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Për të njëjtën çështje në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Gjithashtu, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave edhe ndaj Sali Berishës. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Vetë Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, i cilësoi akuzat politike. Për Berishën, i vetmi faj që ka Jamarbër Malltezi është se, është dhëndri i tij. Ish-kryeministri theksoi se Malltezi nuk është marrë kurrë në pyetje për asnjë çështje.



Më të lexuarat