Prapaskena

Kryesore

Genius analiza të pasakta edhe pas heqjes së laboratorëve kinezë? Të nxjerrë sëmundje të paqena, Çullhaj nuk u ndahet tenderave

Publikuar: 15/10/2023

Sa vijë e shtohen pretendimet e qytetarëve për pasaktësi në analiza mjekësore nga kompania Genius me pronar Besnik Çullhajn.

Pretendimet për diagnostikim të sëmundjeve të paqena vijnë çuditërusht pas heqjes së laboratorëve kinezë, me të cilët kompania Genius ka punuar për vite me radhë.

Analizat e laboratorëve kinezë janë marrë gjithnjë me rezerva.

Vitet e fundit, Genius ka investuar duke blerë pajisje dhe laboratorë cilësorë.

Megjithatë, pretendimet për analiza të pasakta, madje deri tek diabeti, vijojnë.

260 tendera

Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj ka një strukturë me natyrë korruptive që punon vetëm për të kopsitur letrat e tenderave për Besnik Çullhajn, i njohur si Besniku i Genius, kompanisë së analizave mjekësore.

Gjatë viteve të fundit, sidomos pas emërimit të Ogerta Manastirliut ministre të Shëndetësisë, kompania Genius e Besnik Çullhajt ka marrë 260 tendera, shumicën me flamur të kuq korrupsioni, pra me pazar në tavolinë, gara fiktive dhe procedura fasadë.

Nga shqyrtimi i dokumenteve, rezulton se Besnik Çullhajn ka krijuar një disa linja klientelizimi me drejtuesit e Spitalit të Durrësit dhe Fierit, drejtuesit e Qendrës Spitalore “Xhafer Kongoli” në Elbasan, Spitalit të Korçës dhe Vlorës, si dhe me krerët e Qendrave Shendetesore të Speciliteteve Nr. 1, 2 dhe 3 në Tiranë, drejtues të cilët gjithsesi kanë lidhje me Manastirlleshën e korrupsionit dhe të koncensionit abuziv të laboratorëve.

Ndërkaq, Besnik Çullhajt shumëfishoi të ardhurat gjatë pandemisë, duke përfituar nga licencimi për testet e covid.

Paratë e shëndetësisë ndahen për Tom Doshin, Vilma Nushin, Janis Karathano, Rasim Hamzarajn, Sokol Topçiun, Nadir Çaushollin, Merita Sheqin, Kristinka Lekën e trafikantit Lefter Lamaj, Besnik Halilin e mafies italiane, Orjada Jahon dhe Ermal Rizaj, Skënder Lufi, Artur Kadareja, Engjëll Hoxha, Hervin Fora etj.

Më të lexuarat