Zagarët e Tigrit kuisin për dosjen ‘Buka’, mallkojnë SPAK pasi e lavdëruan për inceneratorët. Ja 4 dosjet e tjera të mëdha të Arben Ahmetajt

Kryesore

Publikuar: 14/10/2023

Zagarët e Tigrit kuisin për dosjen ‘Buka’, mallkojnë SPAK pasi e lavdëruan për inceneratorët. Ja 4 dosjet e tjera të mëdha të Arben Ahmetajt

Kur SPAK hap hetim për ministrin apo drejtorin e radhës së Rilindjes, kur SPAK çon burrë dhe grua në burg, është i mirë, po shemb korrupsionin dhe po justifikon besimin e shqiptarëve dhe SHBA.

Kur SPAK merr të pandehur për herë të dytë ‘profesorin’ dhe kokën e korrupsionit, Arben Ahmetajn, për aferën e radhës me pasuritë publike, SPAK është i keq dhe hetimet i drejton Edi Rama!

Ky është standardi, parimi dhe logjika e zagarëve mediatikë të Tigrit të korrupsionit, tashmë një maçok në arrati, zagarë të cilët kanë nisur të kuisin për dosjen ‘Buka’.

Spikat si gjithnjë Vesho mallisti, një lavjerrës ordiner i Ridvan Bodes, Ben Tigrit dhe Sandër Frangajt, bashkë me gazetaren që Tigri e shëtiti me chartes dhe tashmë i kërkon ndihmë të ‘zbulojë të vërtetën’ e Bukës.

Nuk mbeten pas ‘Kadyrovi’ me vilë 1 milionë euro që pinte puro me Tigrin mejhaneve të Tiranës, si dhe ‘eksperti’ i shifrave, të cilin Tigri e rekrutoi gjatë një udhëtimi në SHBA.

Buzëqeshjen për dosjen e Sterilizimit dhe dënimet maksimale për ish shokët e Tigrit në biznesin e inceneratorëve, ua ngriu dosja Buka, me protagonist absolut Arben Ahmetajn, njeriun që qëndron pas të gjitha aferave të mëdha të qeverisjes socialiste.

Partitë Demokratike dhe stani mediatik i Tigrit të korrupsionit synojnë ta paraqesin ndëshkimin e korrupsionit të Arben Ahmetajt nga SPAK si një hakmarrje të Edi Ramës.

Po kush ia besoi Arben Ahmetajt për 10 vjet Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave, Doganat, Tatimet, provatizimet, prokurimet, letrat me vlerë, qendrën e biznesit, TVSH-në, fondet e pandemisë dhe qindra milionë euro të Rindërtimit?

A nuk e dinte vallë Edi Rama se Arben Ahmetaj ishte një hajdut i sprovuar që nga viti 1997, kur kaloi nga PD-ja e Berishës në administratën e Fatos Nanos si drejtor i Tatimeve?!

Nëse Edi Rama qenërka koka dhe Ahmetaj viktimë e tij, pse maçoku i korrupsionit flet me kode dhe me arra në gojë nga arratia, në vend që të denoncojë aferat e kokës apo të bëhet i penduar i SPAK-ut?

Nuk ka dyshim që Arben Ahmetaj është fugura më emblematike e korrupsionit në Shqipëri, por një figurë e lartësuar mbi afera nën hijen e Ramës.

Edi Rama ka përgjegjësi politike dhe morale për vjedhjet dhe plaçkitjet e Tigrit, por vështitë që Rama apo dikush tjetër do të dalë vullnetar për të bërë burgun për aferat e Tigrit.

Vilat e korrupsionit në Hamallaj, Palasë, Selitë, Zvicër dhe Londër nuk janë as të Ramës, as të Beqajt dhe as të Veliajt, por janë të Tigrit të korrupsionit.

Nëse Tigri ka dijeni që Rama, Beqaj apo Veliaj kanë fshehur ndonjë vilë, të sinjalizojë stanin e tij meditik, siç i dha dokumentet për ish shokët e tij.

Në të kundërt, të vijë të përballet me drejtësinë në Shqipëri në respekt të besimit që i kanë dhënë zgjedhësit dhe forca e tij politike, duke i besuar postet më rëndësishme shtetërore.

Por, Tigri i kthyer në maçok lëviz sa në Zvicër, Turqi dhe Londër, duke u ankuar se po e përndjek pushteti i tij dhe drejtësia që ai vetë votoi.

Maçoku është fshehur me alibinë se po pret të dalë e vërteta.

E vërteta i takon gjyaktave. Nuk i takon as maçokut dhe as kundërshtarëve në mendjen e tij.

E vërteta është se inceneratorët dhe dosja Buka janë vetëm maja e ajsbergut.

SPAK ende nuk ka hapur letrat e aferave epike të Arben Ahmetajt që janë privatizimet e tjera, rindërtimi, pandemia, mbyllja në 2016 i vjedhjes së 23 milionë euro me kompaninë Hermes etj.