Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maltë, ku një shqiptar është aksidentuar një makinë teksa po kalonte rrugën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes rreth orës 6:30 në Anard , ku i riu 22-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, banues në Tarxien të Maltës, u përplas nga një makinë tip “Toyota Yaris” me drejtues një 24-vjeçar maltez.
Sipas medieve vendave, i riu shqioptar është dërguar me urgjencë në spitalin e Mater Dei ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra. Policia malteze po heton rrethanat e ngjarjes dhe zbardhjen e aksidentit.