Presidenti Bajram Begaj ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar mbi gazetarin Gjergj Zefi ditën e djeshme.
Presidenti nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se dhuna është e papranueshme.
Sakaq, inkurajon organet kompetente të zbardhjen sa më shpejt ngjarjen.
“Dënoj dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi. Dhuna e çdo forme është e papranueshme. Inkurajoj organet ligjzbatuese që ta ndjekin më vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje”, shprehet Presidenti Begaj në reagimin e tij.
Ditën e djeshme, në rrugën “Bardhok Biba” disa persona të paidentifikuar kanë dhunuar me sende të forta Gjergj Zefin, drejtuesin e portalit “Pamfleti.net”.