Arrestohet në Serbi, Milan Radoiçiç!

Aktualitet

Publikuar: 03/10/2023

Arrestohet në Serbi, Milan Radoiçiç!

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka bërë të ditur se Milan Radoiçiq është arrestuar sot dhe se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.

“Më 3 tetor 2023, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe lokalet tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë”, njofton MPB.
Më 30 shtator, Radojiçiç i është përgjigjur edhe një thirrje të Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij ishte parë duke hyrë në ambientet e Ministrisë.

Një ditë para se të paraqitej në ministrinë serbe, Radojiçiç e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku është vrarë një zyrtar policor dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.