Një operacion antidrogë po zhvillohet në disa qytete të vendit. Burime thonë se është sekuestruar kokainë, peshimi i të cilës nuk është bërë akoma për shkak të vijimësisë së operacionit.
Ndërkohë gjatë tij është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë, një lloj droge xhelatinoze.
Burimet thonë se gjithashtu janë kapur qindra doza kanabisi dhe shuma të mëdha parash. Ka edhe vajza të përfshira në këtë veprimtari kriminale. Operacioni veç Tiranës është zhvilluar edhe në qytete të tjera ku forcat e RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Elbasan, Fier, Shkodër dhe Durrës.
Mes të arrestuarve edhe një polic. Efektivi Saimir Hysa është vënë në pranga nën akuzë për shpërdorim detyre e përkrahje e autorit të krimit.Në pranga Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli. Arrestimet në Elbasan, të ndaluarit nën akuzë për drogë, armë pa leje e trafik veprash arit.