Një makinë është gjetur e djegur në fshatin Kote në Vlorë.
Dyshohet se makina u perket atentatorëve të cilët ekzekutuan për vdekje Laert Kekën mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Dinamika
Mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur me motor kur pranë tij është afruar një automjet “Audi A6” dhe një person e ka qëlluar pranë biblotekës publike të qytetit.
Në momentin e parë që është qëlluar, 41-vjeçari është rrëzuar dhe tentuar të largohet, por autori ka qëlluar sërish duke e lënë të vdekur në vend.
Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur të djegur automjetin, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë
“Më datë 09.09.2023, ora 21:50, jemi njoftuar se në lagjen 28 nëntori, Vlorë, pranë Biblotekës ‘Shefqet Musaraj’, se ka të shtëna me armë zjarri.
Dyshohet se nga një automjet ngjyrë e zezë me targa italiane, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Laert Keka, i datëlindjes 02.07.1982, banues në Vlorë.”- njofton policia.