Besniku i Genius 260 tendera nga Manastirllesha. A i bën të sakta analizat mjekësore?

Kryesore

Publikuar: 03/09/2023

Besniku i Genius 260 tendera nga Manastirllesha. A i bën të sakta analizat mjekësore?

Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj ka një strukturë me natyrë korruptive që punon për të kopsitur letrat e tenderave për Besnik Çullhajn, i njohur si Besniku i Genius, kompanisë së analizave mjekësore.

Gjatë viteve të fundit, sidomos pas emërimit të Ogerta Manastirliut ministre të Shëndetësisë, kompania Genius e Besnik Çullhajt ka marrë 260 tendera, shumicën me flamur të kuq korrupsioni, pra me pazar në tavolinë, gara fiktive dhe procedura fasadë.

Nga shqyrtimi i dokumenteve dhe ndjekja e rrugës së parave, rezulton se Besnik Çullhajn ka krijuar një disa linja klientelizimi me drejtuesit e Spitalit të Durrësit dhe Fierit, drejtuesit e Qendrës Spitalore “Xhafer Kongoli” në Elbasan, Spitalit të Korçës dhe Vlorës, si dhe me krerët e Qendrave Shendetesore të Speciliteteve Nr. 1, 2 dhe 3 në Tiranë, drejtues të cilët gjithsesi kanë lidhje me Manastirlleshën e korrupsionit dhe të koncensionit abuziv të laboratorëve.

Edhe pse Manastirllesha nuk lëviz as perdet pa urdhrin e Bablokut, ky i fundit i ka lënë dorë të lirë për tenderat deri në 500 mijë euro, si shpërblim për burgun që rrezikon në të ardhmen, por edhe për seriozitetin në ndarjen e parave të shëndetësisë sipas porosisë për klientët.

Paratë e shëndetësisë ndahen për Tom Doshin, Klod Allajbeun, Vilma Nushin, Janis Karathano, Rasim Hamzarajn, Sokol Topçiun, Nadir Çaushollin, Merita Sheqin, Kristinka Lekën e trafikantit Lefter Lamaj, Besnik Halilin e mafies italiane, Orjada Jahon dhe Ermal Rizaj, Skënder Lufi, Artur Kadareja, Engjëll Hoxha, Hervin Fora etj.

Ndërkaq, Besnik Çullhajt shumëfishoi të ardhurat gjatë pandemisë, duke përfituar nga licencimi për testet e covid.

Po a i bën të sakta analizat Genius?

A ndryshojnë me analizat në Itali dhe Turqi?