Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer ditën e sotme në pyllin me pisha pranë qytetit të Laçit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore, duke rrezikuar edhe banesat që ndodhen aty pranë.
Zjarrfikëse nga bashkitë fqinje janë nisur drejt vendngjarjes ku pritet të mbërrijë edhe një helikopter.
I pranishëm në vendngjarje ka qenë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Mësohet se policia ka arritur të identifikojë autorët e vendosjes së zjarrit dhe po punon për kapjen e tyre.