SPAK i bën gati letrat Vilma Nushit të check-up-it. Ilir Beqaj shet pasuritë e bizneset. Dridhet Manastirliu

Krim & Korrupsion

Publikuar: 21/08/2023

SPAK i bën gati letrat Vilma Nushit të check-up-it. Ilir Beqaj shet pasuritë e bizneset. Dridhet Manastirliu

Prapaskena mëson se hetuesit e BKH-së kanë zbuluar vjedhje banale dhe flagrante gjatë zbatimit të kontratës komcensionare të check-up-it, me përfituese oligarken Vilma Nushi, e cila doli e zverdhur nga dera e SPAK-ut kohë më parë.

Koncensionin 130 milionë euro e finalizoi Ilir Beqaj dhe po e zbaton Ogerta Manastirliu. Vështirë të besohet se Beqaj dhe Manastirliu të kenë futur duart në këtë aferë pa lejen e Bablokut, edhe pse mund të kenë marrë pjesën e tyre nga Vilma Nushi.

Kjo e fundit është e lidhur me fije intetesash me Arben Ahmetajn, me kamuflim, përthithje dhe shit-blerje kompanish të përfishra në afera korruptive me vlerë miliona euro, siç është edhe kompania Hermes.

Dhëndri i Vilma Nushit, Endrit Duçka është drejtor i vlerësimit dhe shitjes së pasurive shtetërore, personazh kyç i Ahmetajt në zhvatjen e pasurive publike.

Sipas burimeve, hetuesit kanë zbuluar se Vilma Nushi është pahuar për punë të pakryer si dhe për analiza fiktive. Vjedhja llogaritet disa milionë euro.

Një urdhër për arrestimin e Vilma Nushit pritet të lëshohet në vijim, ndërsa nuk dihet nëse këtë radhë do të shpëtojë kokat, Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu.

Burime pranë oligarkes folën për një plan arratisje, pasi nuk është në gjendje ta përballojë burgun sepse i merret fryma që kur kaloi covidin me vështirësi dhe komplikacione.

Hetimet për koncensionet korruptive dhe afera të tjera në shëndetësi kanë ligështuar edhe ‘klloçkën’ e aferave Ogerta Manastirliu, e cila zbaton çdo porosi të Bablokut për ndarjen e parave për klientët, pa menduar për pasojat ligjore.

Babloku i ka lënë dorë të lirë në disa tendera modestë, ndërsa të gjithë tenderat e mëdhenj dhe koncensionet fituesi është porositur.

Kur SPAK t’i vendosë një ditë prangat, Manastirliu do ta kuptojë se si Rama do ta lëshojë, duke mbrojtur prapanicën e tij me teorinë e dardhës mbrapa.

Manastirliu nuk ha do as një fije bari pa lejen e Bablokut.

Ndërkaq, Ilir Beqaj ka qëndruar vjet disa javë me batanije në dorë pranë SPAK-ut, aty ku është edhe burgu 313.

Beqaj priste kur do të arrestohej. Me disa makinacione u shty arrestimi i tij.

Ngritja e akuzës për korrupsion do ta bënte Beqajn automatikisht subjekt i ligjit anti-mafia, duke passjellë sekustrimin e pasurive që nuk i justifikon me burime të ligjshme.

Kjo duket se është edhe arsyeja se pse Ilir Beqaj po nxiton të shesë bizneset në emrin e familjarëve dhe pasuritë.