Sekuestrohet kompania e inceneratorit të Tiranës, reagon opozita: Vendim i vonuar, SPAK të shkojë te peshqit e mëdhenj! Paratë e shqiptarëve të kthehen në buxhet

Pa kategori

Publikuar: 01/08/2023

Sekuestrohet kompania e inceneratorit të Tiranës, reagon opozita: Vendim i vonuar, SPAK të shkojë te peshqit e mëdhenj! Paratë e shqiptarëve të kthehen në buxhet

Pasi SPAK njoftoi për sekuestrimin e kompanisë së Inceneratorit të Tiranës, kanë qenë të shumta reagimet nga opozita. Basha, Tabaku, kryemadhi por edhe të tjerë, i kërkojnë SPAK të shkojë tek peshqit e mëdhenj.

Një vendim i vonuar por i mirëpritur sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës nga SPAK. Fatkeqësisht qeveria shqiptare duhet të kishte ndaluar pagesat për një kontratë që u nis me një kosto 129 milion euro të taksave shqiptare dhe u bitis me një vlerë 339 milion euro, shkruan në lidhje me vendimin e Spak për inceneratorin e Tiranës, deputetja Jorida Tabaku, një nga denoncueset më të forta të kësaj çështjeje. “Çdo qytetar i Tiranës, Durrësit, Kavajës, Vorës, Rrogozhinës paguante dyfish për një produkt që nuk e merrte”, thotë Tabaku.

I sapo zgjedhur në krye të PD me votat e 18 mijë anëtarëve, Lulzim Basha e ka vlerësuar SPAK-un të vendosur, për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro.

Basha shkruan në Facebook, se sekuestrimi i inceneratorit fantazmë të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv.

“Sekuestrimi i inceneratorit fantazmë të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv”, shkruan Basha.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një mesazh në ‘Facebook’ Kryemadhi thekson se SPAK mori më në fund një veprim të kallëzuar nga partia që ajo përfaqëson që prej dy vitesh.

“Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve. Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj”, shkruan Kryemadhi.

Mes reagimeve ishte dhe ai i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

“Është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës e Veliaj, thotë Bardhi