I dënuar për trafik droge, i konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro Julian Sulos

Aktualitet

Publikuar: 13/06/2023

I dënuar për trafik droge, i konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro Julian Sulos

I është konfiskuar pasuria një 43-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, për konfiskimin e një apartamenti me vlerë 120 000 euro, në pronësi të shtetasit Julian Sulos, 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Konfiskimi i apartamentit u bë në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të një procedimi pasuror të iniciuar ndaj 43-vjeçarit. Apartamenti i konfiskuar dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Por kush është Julian Sulo?

39 vjeçari është një emër i njohur për policinë, i njohur si “Juli i Pashakos”. Sulo ka qenë një nga personat e dyshuar si të përfshirë në masakrën e Lushnjes, ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miqtë e Laert Haxhiut, ky i fundit nipi i Aldo Bares.

Sulo u la i lirë për mungesë provash, ndërkohë që në 11 qershor të vitit 2016 u plagos në një pikë bastesh pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër. Ai u qëlluam rreth 20 herë me thikë dhe me leva, ndërsa u la si i vdekur buzë rrugës, por u shpëtua nga një kalimtar ui rastit. Lokali në të cilin u plagos ishte në pronësi të Arjan Aliços, i njohur si një nga ushtarët e Aldo Bares, i dënuar më parë për vrasje.

Gjithashtu Julian Sulo ka qenë i akuzuar edhe për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe humbi jetën Andi Maloku. Ai i mohoi akuzat ndaj tij, duke u shprehur se nuk kishte qenë në Shqipëri kur ndodhi ngjarja.

Njoftimi i DVP Fier

Vijon puna hetimore për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Konfiskohet një apartament me vlerë 120 000 euro, në pronësi të një 43-vjeçari të dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, për konfiskimin e një apartamenti me vlerë 120 000 euro, në pronësi të shtetasit J. S., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Konfiskimi i apartamentit u bë në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të një procedimi pasuror të iniciuar ndaj 43-vjeçarit.

Apartamenti i konfiskuar dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, për të cilat shtetasi J. S. ka qenë i dënuar.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të lidhur me të.