Një ish-oficere e policisë Metropolitane e cila braktisi forcat e rendit për të vazhduar karrierën si modele në platformën OnlyFans ka zbuluar anët më të mira të punës së saj të re dhe sesa e lumtur është për këtë ndryshim.
Kerri Andrews e quan veten “Officer Wild” në OnlyFans, ku tarifa për secilin prej fansave të saj për të parë fotot e nxehta, është 11£ në muaj.
Modelja, e cila njihet edhe me pseudonimin Nyssa Valentina, tha se pjesa më e mirë e punës së saj të re është të qenit shefe e vetes. “Çfarëdo që të ndodhë, unë tani jam në kontroll të së ardhmes sime”, tha ajo.
Tani Kerri ka një kapelë false të policisë, pranga dhe shkop gome, që i përdor në fotot që publikon në OnlyFans, duke theksuar në intervistë se i pëlqen besimi që i jep puna e saj e re.
“Modelimi magjepsës është ndryshe nga çdo gjë që kam bërë ndonjëherë, por më pëlqen të ndihem mirë me veten dhe trupin e sigurt dhe kjo është një mundësi fantastike për këtë. Shumë burrave u pëlqejnë gratë me uniformë, por unë jam mjaft unike në faktin se jam një oficere policie dhe jo vetëm luaj rolin e tillë”, shtoi ajo.