Hashim Thaçi lë qelinë në Hagë/ Shkon në Kosovë

Rajon

Publikuar: 29/05/2023

Hashim Thaçi lë qelinë në Hagë/ Shkon në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar ditën e sotme në Kosovë.

Ai ka lënë qelinë për disa orë në Hagë dhe ka udhëtuar drejt Kosovës për arsye familjare.

Konkretisht raportohet se gjendja shëndetësore e nënës së ish-Presidentit nuk është e mirë.

Mediat vendase kanë publikuar disa pamje nga fshati Burojë ku është shtëpia e prindërve të Thaçit. Pranë saj janë parë forca të shumta të sigurisë.

Hashim Thaçit i është lejuar të takojë prindërit e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes, ndërsa është bllokuar komunikimi digjital, pasi është ndërprerë rrjeti i internetit dhe telefonisë.