Arben Ahmetaj: Nuk kam fjetur në hotelet që më paguante Zoto sepse nuk më zinte gjumi

Politikë

Publikuar: 13/05/2023

Arben Ahmetaj: Nuk kam fjetur në hotelet që më paguante Zoto sepse nuk më zinte gjumi

Gënjeshtrat e vazhdueshme prodhojnë reaksione të pavullnetshme dhe të pashmagshme në mimikën e atij që i artikulon.

Arben Ahmetaj u depesonalizua para gazetarit Blendi Fevziu, në përpjekje për të mohuar faktet që konfirmonin qëndrimin e tij bashkë me gratë në hotele me 5 yje, të paguara nga Klodian Zoto.

Po të ishte nën testim nga makina e së vërtetës, Ahmetaj do ta ‘shkatërronte’ makinën atë natë përballë Fevziut.

Ahmetaj pranoi lëvizjet në sitemin TIMS që përputheshin me pagesat e Klodian Zotos, por këmbëngulte se nuk kishte fjetur.

“Ku e di ti se kam fjetur në atë hotel”, i tha në një moment Ahmetaj gazetarit Blendi Fevziun, i cili e kishte mbërthyer ‘tigrin në kafaz’ me argumente dhe pyetje ‘helmuese’.

E gjithë mbrojtja qesharake dhe degraduese e Ahmetaj ishte se ai kishte qëndruar në hotelet e paguara nga Zoto, por që nuk kishte fjetur gjumë.

Mbtet për t’u parë nëse Ahmetaj do t’i qëndrojë këtij versionin edhe kur të thirret në SPAK.