U arrestua për vjedhje në Tiranë e më pas përfundoi në koma, ky është 27-vjeçari

Aktualitet

Publikuar: 02/05/2023

U arrestua për vjedhje në Tiranë e më pas përfundoi në koma, ky është 27-vjeçari

Ky është Jani Rustemaj, 27-vjeçari i cili ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë për jetën pasi u arrestua nga policia më 12 Prill 2023. 27-vjeçari u vu në pranga për vjedhjen e një tapeti dhe një pale atlete. 5 ditë pas arrestimit, më 16 Prill u dërgua me urgjencë në QSUT.

Po atë ditë, në pasdite, policia njoftoi të ëmën e Janit se ky i fundit është dërguar në spital nga dhomat e paraburgimit të policisë.

Në një intervistë për Uniko, nëna e Jani Rustemaj tregon se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të të birit. Ajo thekson se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk e lënë as që të hyjë në spital t’i qëndrojë afër. Ajo ngre dyshime mbi sjelljen e policisë pas arrestimit të të birit.