Sot ka një panoramë të qartë rreth grupit të Arben Ahmetajt në Dogana, Tatime dhe Ministrinë e Financave.
Një nga të besuarit në punët e pista është Klodian Çani, njohje e vjetër e Ahmerajt, sot drejtor i Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, pranë drejtorit Genti Gazheli.
Klodian Çani është arrestuar në Greqi në datën 27 gusht të vitit 2021, si pjesë e një bande që merrej me vjedhjen e bankomatëve.
Në 2015 u pezullua dhe u kallëzua në Prokurori si koka e kontrabandës së cigarave në dogana.
Por, me ndërhyrjen e Tigrit, Çani ia hodhi drejtësisë dhe më pas u rrit edhe në detyrë.
Pjesë e grupit të Tigrit është kunati j tij, Klodian Mene, drejtor i privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë. Mene ka udhëhequr dhe finalizuar procedurat e privatizimeve, duke kaluar pasuritë publike në pronësi të klientë të kunatit të tij, Arben Ahmetajt.
Endrit Duçka, drejtor i vlerësimit dhe shitjes së pasurive shtetërore, është një tjetër anëtar i bandës së Arben Ahmetajt.
Duçka është kushëriri i Geraldina Prodanin, edhe kjo pjesë e klanit të Tigrit.
Duçka është dhëndri i oligarkes Vilma Nushi dhe është angazhuar për privatizimin e ish serës tek Unaza e Re, duke e kaluar në pronësi të ish trafikantit të drogës, Edmond Bego.
Duçka i ka shpëtuar deri më sot ndëshkimit penal falë lidhje të forta klienteliste.
Ndërkaq, njeriu që lëviz dhe ‘parkon’ paratë e korrupsionit të Arben Ahmetajt, është Artan Gjokaj.
Nga mësues në arsimin fillor në Gjirokastër, Artan Gjokajn e solli Tigri në Tiranë si njeri të besueshëm, duke e katapultuar në poste drejtuese.
Artan Gjokaj u ka blerë një apartament me vlerë 130 mijë euro prindërve të Erjola Hoxhës në kompleksin Valamar, në Hamallaj, në 17 shkurt 2022.
Këto para prindërit më pas ia kanë dhuruar Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Arben Ahmetajt. Zonja Hoxha thotë se këto para i ka përdorur për të blerë vilën që ka bllokuar SPAK-u, me vlerë 220 mijë euro, në 31 mars 2022.
Bëhet fjalë për vilën që Klodian Zoti i dhuroi Ahmetajt.
Gent Gazheli, dora kryesore e Arben Ahmetajt
Konsiderohet si ortaku më i hershëm i Arben Ahmetajt në vjedhje, pazare dhe plaçkitje.
Bëhet fjalë për Genti Gazhelin, i cili ka nisur karrierën në Dogana si roje turni në vitin 1997, ku mori edhe nofkën ‘çorapja’.
Gradualisht, Gazheli u shëndërrua në hajdutin më emblematik të Doganave, ku bëri shumë para deri në vitin 2005.
Gjatë kohës kur Gazheli bënte kërdinë në Dogana, Ahmetaj ishte drejtor kabineti në Ministrinë e Financave dhe më pas drejtor Tatimesh, ku u përfshirë në afera të llahtarshme.
Ahmetaj dhe Gazheli nisën bashkëpunimin në vitet 1997-1999, kur Tigri ishte drejtor kabineti në Ministrinë e Financave dhe më pas drejtor doganash.
Që të dy bënë para në dogana dhe tatime, duke i pastruar më pas në biznes. Kur pushteti ndryshoi në 2005, Gazheli i pastroi paratë në një kompani private.
Ky ishte momenti kur Tigri e afroi Gazhelin me Ramën. Nga viti 2007 deri në 2013, Gazheli u emërua kryefinancier i PS-së, ndërsa në vitin 2011, Rama e futi edhe në këshillin bashkiak të Tiranës.
Në 2013, Gazheli u emërua në krye të Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, ku mësoi metodat më të sofistikuara të pastrimit të parave. Shqipëria hyri nga zona e sigurtë në zonën gri për pastrimin e parave nga Task Forca për Veprim Financiar (FAFT), një një mekanizëm i Komisionit Europian për parandalimin e pastrimit të parave.
Në vitin 2016, Gazheli u emërua ambasador në Turqi, ku do mbehet mend për braktisjen e një fëmije shqiptar, në një prej kampeve në Siri. U tha se Gazheli dha dorëheqjen pas publikimit në emisionin “Le Iene” mbi braktisjen e një fëmije shqiptar, por në fakt Gazhelin e prisnin poste kyçe dhe me shumë para në Shqipëri.
Ai u emërua në vitin 2020 drejtor i Albetrolit, një nga ndërmarrjet publike më të lakuara për korrupsion. Disa muaj më pas, Rama i besoi Gazhelit drejtimin e Doganave.
Nuk duhet mohuar një punë e mirë e Gazhelit në krye të doganave, që është refuzimi i shantazhit të rrufjanit Irfan Hysenbelliu, i cili ishte mësuar prej vitesh të mos paguante taksa, të pastronte para dhe ndërtonte pa leje, në këmbim të lëpirjes me mediat e tij.
Roli i dyshimtë i Gazhelit në raport me veprimtarinë korruptive të Arben Ahmetaj konsiston në dy momente: Kur ishte drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe ambasador në Turqi.
Është e njohur tashmë historia e korrupsionit të Ahmetajt me Albtelekom, ku vodhi 23 milionë euro.
Kjo aferë është mbyllur në vitin 2016 me një tjetër aferë flagrante, e cila shpresojmë që të hetohet nga SPAK në kuadër të hetimit të hapur për Ahmetajn për pastrim parash.
Në vitin 2016, Albtelekomi i blerë nga turqit befas u tërhoq nga procesi gjyqësor, ku i kërkonte kompanisë Hermes të Ahmetajt 23 milionë euro, që i kishte vjedhur në vitin 2002 me impulset telefonike.
Kur Albtelekom u tërhoq, Ahmetaj ishte ministër i Financave. Ministria e Financave ka rreth 14 % të aksioneve te Albtelekom.
Pra, Ahmetaj në krye të ministrisë që kishte aksione te Albtelekom, tërhiqet nga gjyqi për interesa të kompanisë së tij private që ia kishte shitur Vilma Nushit.
Jo vetëm kaq. Por, Ahmetaj kishte edhe bashkëjetuesen, Erjola Hoxha, drejtoreshë kyçe tek Albtelekom. Është pikërisht bashkëjetuesja, në emrin e të cilës Ahmetaj fshehu vilën që i dha Klodian Zoto me vlerë 1 milionë euro në Hamallaj.
Pjesë e pazarit janë turqit, të cilët zotërorin 80 % të aksioneve të Albtelekom. Kumbari i pazarit dyshohet se është pikërisht Gent Gazheli, i cili shkoi ambasador në Turqi për interesa të forta financiare.
Madje besohet se për të bindur Presidentin Bujar Nishanin pêr ta dekretuar ambasador në atë kohë, janë hedhur shumë para.
Afera për mbylljen e procesit gjyqësor mbi pretendimin e Albtelekom për dëmin 23 milionë euro nga Ahmetaj, ka kushtuar miliona euro, dhe një pjesë e parave janë pastruar në Turqi dhe Angli, por edhe në Shqipëri.