E fejuara e Belind Këlliçit: Belo është gjithmonë në humor të mirë, e këshilloj çdo ditë

Politikë

Publikuar: 09/04/2023

E fejuara e Belind Këlliçit: Belo është gjithmonë në humor të mirë, e këshilloj çdo ditë

Në një intervistë ndryshe është shfaqur Anna Shkreli, e fejuara e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi.

Ajo ka treguar këshillën që i jep çdo ditë partnerit të saj, në një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës si politikan.

“ I them çdo ditë qëndro me humor të mirë. Humori i mirë është gjëja më fantastike, sepse të ndihmon të shikosh gjërat nga prespektiva e duhur, mos të reagosh më mënyrë gjaknxehtë, të dëgjosh të gjithë.

Belo është gjithmonë në humor të mirë”, tha Ana për emisionin “Fit Station”.