Plagosje në Shijak, i riu ndërhyn në sherrin mes kushëririt dhe fqinjit të tij, 45-vjeçari i ngul thikën (EMRI)

Aktualitet

Publikuar: 06/04/2023

Plagosje në Shijak, i riu ndërhyn në sherrin mes kushëririt dhe fqinjit të tij, 45-vjeçari i ngul thikën (EMRI)

Një 33-vjeçar i identifikuar si Altin Farruku është plagosur me thikë këtë mbrëmje. Farruku është thirrur nga kushëriri i tij që kishte një problem me një fqinj në fshatin Borake në Shijak, por ‘sqarimi’ nuk ka përfunduar mirë.

Ndërhyrja e 33-vjeçarit nuk është mirëpritur nga fqinji i kushëririt të tij. Ndaj 46-vjeçari me inicialet K.G., e ka qëlluar me thikë të riun. 33-vjeçari është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk bëhet me dije nëse autori i ngjarjes është vënë në pranga apo jo.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.