Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur fjalën në gjykatën Speciale, ku akuzohet për krime lufte.
Si një nga ish-katër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po akuzohen në Hagë, Thaçi ka thënë se është i pafajshëm.
“Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lifte pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, apo politike”, tha Thaçi.
Thaçi hodhi të gjitha akuzat që ia ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuarm, teksa tha se është i pafajshëm.
“Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Por, jam gati të përballen me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen time, popullin tim. Erdha në Kosovë për të ndihmuar në luftë, siç do bënin të gjithë”, tha Thaçi.
Ndër të tjera ish-kreu i UÇK-së foli dhe për raportin e Dick Marty duke thënë se reja e zezë që akuzonin për trafikim të organeve është hequr nga Kosova.
“Ne në Kosovë gjithmonë e kemi mbështetur drejtësinë. E nderuar trup gjykues kur raporti i Dick Marty mbushi titullin me akuza të sajuara unë menjëherë i kërkova të hetonte në mënyrë të pavarur. Një gjykatë e vecantë ishte për të hequr renë e zezë për trafikun e organeve. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK jemi shfaqësuar nga këto akuza. E vërteta është dhënë dhe reja e zëze është hequr. Kjo sakrificë ja ka vlejti dhe pres të hiqen këta akuza nga unë. Unë besoj se ky proces do të jetë i drejtë dhe tranparentë” tha Thaçi ndr të tjera.