“Dikur u cilësua ‘George Washington’ i Kosovës”, Rama flet për gjyqin e Thaçit: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që…

Politikë

Publikuar: 01/04/2023

“Dikur u cilësua ‘George Washington’ i Kosovës”, Rama flet për gjyqin e Thaçit: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që…

Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, tre ditë para se ai të dalë të hënën në gjyq në lidhje me akuzat për krime lufte.

Përmes një postimi në Twitter, Rama kujton se vetë presidenti aktual i SHBA, Joe Biden e cilësoi Thaçin si “George Washington” i Kosovës dhe ngre pikëpyetjen nëse a mund të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin drejt lirisë.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”– shkruan Rama.

Më 3 prill do të nisë gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara në Hagë.