EMRAT/ U plagosën nga shpërthimi i granatës teksa po punonin tokën në Prrenajas, nisen drejt Traumës dy persona

Aktualitet

Publikuar: 19/03/2023

EMRAT/ U plagosën nga shpërthimi i granatës teksa po punonin tokën në Prrenajas, nisen drejt Traumës dy persona

Një ngjajre e rëndë u shënua ditën e sotme në Prrenjas, ku tre persona u lënduan nga shpërthimi i një granate teksa ishin duke punuar tokën.

Të lënduar nga kjo ngjajre mbetën Olsi Elezi 45 vjeç, Yllka Bishtogu 61 vjeçe dhe Viturie Bishtogu 58 vjeçe. Burime për media bëjnë me dije se personat në fjalë kanë marrë plagë në kokë, këmb dhe bark.

Dy gratë janë në gjendje më të rëndë dhe janë nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Janë ende të paqarta rrethanat se si një granatë e pashpërthyer ndodhej në një tokë bujqësore ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Librazhd/Informacion parapra

Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.