Momenti i shpërthimit të tritolit tek OSHEE në Bushat

Aktualitet

Publikuar: 05/03/2023

Momenti i shpërthimit të tritolit tek OSHEE në Bushat

Një sasi lëndë plasëse është hedhur në oborrin e zyrave të OSHEE-së në fshatin Bushat, Vau i Dejës, rreth orës 01:40.

Sipas policisë si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin kur shpërthen tritoli.

Siç shihet nga pamjet, një nga makinat e OSHEE-së e cila është parkuar në oborr shkatërrohet.