Pamje nga vendngjarja, identifikohet njëra viktimë dhe të plagosurit në Paskuqan

Aktualitet

Publikuar: 01/03/2023

Pamje nga vendngjarja, identifikohet njëra viktimë dhe të plagosurit në Paskuqan

Dy gra kanë humbur jetën dhe disa persona janë plagosur nga të shtënat në Paskuqan.

Ramazan Kutra, ish-dhëndri ka qëlluar me automatik drejt ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj. Është konfirmuar se ai sapo ka dalë nga burgu.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e ish-gruas mesditën e kësaj të mërkure.

Prapaskena ka konfirmuar se viktima është Etleva Kurti. Elena Hysa është e dëmtuar rëndë, ndërsa Kujtime Hysa është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet lidhja e këtyre personave me njëri-tjetrin dhe autorin e ngjarjes.

Elena Hysa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale te Trauma.