Mbrëmjen e djeshme u regjistrua një sherr brutal në Vlorë. 52-vjeçari Genci Serjani u plagos 6 herë me thikë nga Armando Mustafa.
Ky i fundit është arrestuar, teksa Serjani ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Shkak i ngjarjes mësohet se ka qenë një grindje e çastit mes dy personave, ndërsa sipas policisë autori kishte konsumuar edhe alkool.