Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës duke lënë jashtë seancës së sotme parlamentare 6 deputetët e PD-së që ankimuan vendimin e përjashtimit të tyre.
Më konkretisht bëhet fjalë për Edmond Spahon, Oerd Bylykbashin, Elda Hotin, Sorina Kotin, Greta Bardeli dhe Lindita Metaliajn.
Ata e quajtën vendimin e Seklretariatit të Etikës si antikushtetues, antiligjor dhe një goditje të rëndë për parlamentarizmin në Shqipëri, por ankimimi i tyre nuk u mor për bazë nga Byroja e Kuvendit.