Dosja për 21 Janarin/ SPAK shpall moskompetencë për kallëzimet e Ministrisë së Drejtësisë dhe PS-së

Aktualitet

Publikuar: 09/02/2023

Dosja për 21 Janarin/ SPAK shpall moskompetencë për kallëzimet e Ministrisë së Drejtësisë dhe PS-së

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur moskompetencë për kallëzimet e ministrisë së Drejtësisë dhe Partisë Socialiste, pas publikimit të audiopërgjimit të ri për 21 janarin.

Bëhet me dije se SPAK ia ka kaluar dy kallëzimet Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Pak ditë më parë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në SPAK ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha si dhe Ndrea Prendin, ish-kreun e Gardës që dyshohet se dha urdhër për ekzekutimin e katër qytetarëve në protestën e 21 Janarit 2011.

Kallëzimi i Manjës erdhi dy ditë pasi gazetari Artan Hoxha publikoi përgjimin, sipas tij të kryer nga aleatët shqiptarë, të urdhrit që komandanti i Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi dha për gatishmëri për të qëlluar drejt protestuesve.