Mbyllja e vitit 2022 në vendin tonë, lëndohen 13 persona nga fishekzjarret

Aktualitet

Publikuar: 01/01/2023

Mbyllja e vitit 2022 në vendin tonë, lëndohen 13 persona nga fishekzjarret

Nata e ndërrimit të viteve në vendin tonë solli disa incidente, në të cilat përfshihen 13 persona të plagosur nga fishekzjarret.

Nga të lënduarit 12 janë në Tiranë, ndërsa një në Pogradec. Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë dalë nga spitali.

Një aksident me vdekje u shënua rreth orës 21:00 në Bulqizë, aty ku një 24-vjeçar (viktima) humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Në Durrës një zjar i madh ka rëqnë në tregun industrial, aty ku janë djegur disa dyqane.
Vetëvrasje u shënua edhe natën e ndërrimit të viteve, atuy ku një 42-vjeçar I dha fund jetës. Dyshohet se viktima e ka kryer veprimin në gjendje të dehur.

Përgjatë ndërrimit të viteve dhe në orët e para të vitit 2023 nuk është regjistruar asnjë ngjarje kriminale, aksident rrugor apo konflikte.

Shërbimet e policisë kanë qenë prezente në sheshe e lokale ku u festua, në rrugë e akse nacionale me makinat inteligjente.
Policia është në gadishmëri deri ditën që fillon puna zyrtarisht, pra deri më datë katër.