Ndarja? Xhensila shfaqet në Prishtinë, Besi fshin fotot e dasmës ku i ftuar nderi ishte Ilir Meta. Këngëtarja: Për vitin e ri nuk do jem në shtëpi

Aktualitet

Publikuar: 26/12/2022

Ndarja? Xhensila shfaqet në Prishtinë, Besi fshin fotot e dasmës ku i ftuar nderi ishte Ilir Meta. Këngëtarja: Për vitin e ri nuk do jem në shtëpi

Prej disa ditësh, në median rozë është raportuar se ka një krisje në marrëdhënien mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

Xhensila thuhet se ka marrë plaçkat dhe është larguar nga banesa së bashku me vajzën e saj, Ajkën.

Asnjë prej tyre nuk ka reaguar ende, dhe thuhet se krisja mes tyre ka prej disa muajsh.

Në rrjet shpërthyen komentet dhe teoritë se ku kishte shkuar këngëtarja. Por, ditën e djeshme rragoi Xhensila me anë të një videoje, ku tha se ishte në Kosovë.

Xhensila Myrtezajt u shpreh se do ta kalonte vitin e ri larg familjes, pasi ishte e zënë me koncerte.

Nga ana tjetër, një veprim i Bes kallakut i ka bërë edhe më “lëmsh” gjërat. Nëse, i hedh një sy profilit të tij në Instagram, duhet të shkosh para shumë kohësh të gjesh një foto të tij me Xhensilën.

Në rrjet thuhet se Besi ka fshirë edhe fotot e dasmës madhështore, ku i ftuar special ishte Ilir Meta.