“Blindohet” Elbasani, Policia dhe FNSH “zbarkojnë” në lagjet e qytetit

Aktualitet

Publikuar: 25/12/2022

“Blindohet” Elbasani, Policia dhe FNSH “zbarkojnë” në lagjet e qytetit

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Vlorës mbrëmjen e sotme kanë “blinduar” qytetin e Elbasanit.

Bëhet me dije se policia po vijon kontrollet me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, por edhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë në këtë qytet.

Mësohet se kontrolet janë ngritur në hyrje dhe daljet të qytetit si dhe në disa prej lagjeve të Elbasanit.

Deri më tani nuk ka ende detaje për operacionin e zhhvilluar apo nëse ka persona të shoqëruar.