Në veri të Kosovës s’ndalen tensionet, sulm me bombë në patrullën e EULEX-it! Vuçiç: Serbia nuk do dorëzohet! Kurti: Po punojmë me KFOR-in, do mbrohemi me forcë

Rajon

Publikuar: 11/12/2022

Në veri të Kosovës s’ndalen tensionet, sulm me bombë në patrullën e EULEX-it! Vuçiç: Serbia nuk do dorëzohet! Kurti: Po punojmë me KFOR-in, do mbrohemi me forcë

Në situatë e tensionuar po vijon prej ditësh në veri të Kosovës. Aktualisht, në zhvillimet e fundit, mediat e Kosovës kanë raportuar për një shpërthim me bombë në patrullën e EULEX-it.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehet se po bashkëpunon me KFOR për të monitoruar situatën si dhe u shpreh se Prishtina do mbrohet me forcë.

Po ashtu, reagime ka pasur edhe nga Serbia ku presidenti Aleksandër Vuçiç shprehet se Beogradi nuk do të dorëzohet.

Një reagim tjetër erdhi edhe nga Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është “i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë” dhe se “Beogradi dhe populli serb dëshirojnë paqe dhe gjithmonë insistojnë në paqe”.