“T’i kthejmë kufijtë në formalë”. Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit Linditna Nikolla, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë në Tiranë.
Ajo tha se dikur mbledhja e shqiptarëve në një kuvend na dukej ëndërr ndërsa renditi disa nga sfidat ndër vite që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe deri më sot.
“E shënuar e para herë, ditë e bukur dhe e paharrueshme kjo e sotmja ku dy kuvendet mblidhen për të kremtuar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Dikur edhe si ëndërr nuk nga shfaqej ky moment nga pengesat e historisë. Shqiptarët e gjetën shekullin e tyre ngado ku ata u nisën. Asnjëherë nuk i ikën privilegjit dhe nderit që i dha emri shqiptar.
U bë Shqipëria dhe Kosova. U bënë shqiptarët qytetarë të denjë të civilizimit që i përkasin. Nder dhe lavdi burrave të pavaresisë. Shqipëria dhe Kosova sot janë dy shteteve të pavarura. Ajo që ndodhi më 28 nëntor nuk ishte gjithçka që shqiptarët dëshironin por guri i themelit mbi të cilin do ndërtohej e ardhmja. Mbi supet e luftëtarëve të lidhjes së Prizrenit, të Dedë Gjo Lulit, të Isa Boletinit dhe të Isamil Kadaresë letërsia e të cilit i bëri shqiptarë të përbotshëm. Në një sallë si kjo, tempulli i demokracisë, është vendi i duhur për të kujtuar ata që bënë Kongresin e Lushnjës, ata që luftuan kundër okupatorëve, sot është dita për të kujtuar martirët e burgjeve komuniste, qëndrimtarët, klerin. Po ashtu edhe studentët e dhjetorit të viteve ’90.
Historia nuk është vetëm rrëfim por edhe një shkollë që na sjell idetë triumfuese prej të cilave duhet të marrim mësim. Mënyra e të menduarit e shqiptarëve duhet të ndryshojë në përputhje me realitetin e ri gjeostrategjik. Sfidat e Shqiptarëve në shekullin që kemi hyrë janë të përbashkëta. Sot Shqipëria ka hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në . Në 6 dhjetor Tirana do jetë kryeqyteti i Europës ku do të mblidhen krerët e 27 vendeve anëtare. Shtetet tona sa më shumë të koordinohen aq më shpejt përparon bashkësia shqiptare në Ballkan. Kjo vetëdije e një strategjie të përbashkët vendimesh, nuk i kundërvihet asnjë bashkësie tjetër në rajon. Në dekada kemi qenë të ndarë me mur por në qendër të vajeve tona kemi pasur në qendër njëri tjetrin. Do jemi dy entitete politike brenda BE. Të shndërrojmë kufijtë në kufij formal mes vete dhe me rajonin. Dy kuvendet tona duhet të japin kontributet e tyre në fushën e legjislacionit”- u shpreh Nikolla gjatë fjalës së saj.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfca në fjalën e tij e vuri theksin në marrëdhënien e fortë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai përmendi dhe tensionet me Serbinë, teksas tha se Vuçiç nuk e fsheh lidhjen me Serbinë. Sipas tij, vetëm duke qëndruar sëbahsku, Kosova dhe Shqipëria, mund të mbrohen nga ky rrezik, siç Konjuca e quajti.
“Na ka bërë tok në Tiranë, dita më e rëndësishme e kombit, 28 nëntori. Le ti përshëndesim së bashku nga këtu të gjithë si shqiptarët në Kosove, Shqipëri, preshve, Bujnovc, ne Greqi e Itali, bashkatdhetarët në Gjermani, Zvicër, SHBA e çdokund ku ata jetojnë. Jemi këtu dhe jemi me ju e juve u kemi në zemër, urime dita e flamurit. 28 nëntori i mban në gjirin e vet të gjitha ëndrrat kolektive, por edhe aspiratat përbashkëta, mund e përpjekjet për liri. Kjo ditë e ka simbolin për të na i mbajtur gjallë emocionet më të thella, gatishmërinë më të vendosur dhe kujtimet tona më të çmuara. 28 nëntori është i shqip po aq sa është i Kosovës meqë është si gjithë shqiptarëve. Në këtë ditë lindi edhe heroi i madh Adem Jashari i cili duke luftuar për komb e atdhe u sakrifikuan me familjarë e me bashkëfshatarë në Prekazin legjendar. Lufta çlirimtare e largoi okupatorin serb dhe i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ashti siç lidhja e Prizrenit 1 shekull më parë i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Meqë në zemrën e tyre e kishin 28 nëntorin. Kur ishim të shtypur, e jetonim në terrin jugosllav, popullin tionë të pamposhtur e mbajti. Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë, dy ngjarje të rënd e kanë hapur jkapitullin e mundësive të mëdha për kombin tionë, demokracia në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës nga pushtuesi serb. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspiron BE, kurse Kosova aspiron NATO-n dhe anëtarësimin në BE. Orientimi ynë është i pa rezervë në BE dhe në një miqësi me SHBA. Përvoja na ka mësuar ne shqiptarëve që. Boat është më e pasigurt se dje, për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Serbia nuk e fsheh lidhjen me Rusinë. Serbia po na lufton nga brenda dhe nga jashtë, pa zgjedhur mjete, prej diplomacisë deri të kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me krimin në veri të vendit tonë. Sa më afër njëra tjetrës aq më lehtë do jetë t’i mbrojmë interesat jetike të vendit tona.
Sami Frashëri, thoshte se përkatësia më e fushqimshe është përkatësia kombëtare. Përdorte një falë të bukur shqip, kombëtaria. Është ky identitet që na bën të jemi një, kjo na mban të sigurt, të mësojmë nga rruga e kaluar dhe të zhvillohemi tutje.” tha Konjufca.