Marjus Musaku ende në burg edhe pse ekspertiza rrëzoi përdhunimin e Ersida Dyrmishit, 30-vjeçarja qëndroi vetë 9 ditë, tani është arratisur me bandillin e tretë

Dosje rozë

Publikuar: 21/10/2022

Marjus Musaku ende në burg edhe pse ekspertiza rrëzoi përdhunimin e Ersida Dyrmishit, 30-vjeçarja qëndroi vetë 9 ditë, tani është arratisur me bandillin e tretë

Marjus Musaku vijon të qëndrojë në burg në mënyrë të padrejtë. Edhe pse ekspertiza hodhi poshtë akuzat e 30-vjeçares Ersida Dyrmishi se e kishte përdhunuar 9 ditë me radhë, Musaku vijon të qëndrojë në qeli.

Në një vend me drejtësi normale, Ersida Dyrmishi duhej futur në burg për inskenim, ndërsa Musaku duhej dëmshpërblyer. Në fillim të gjithë i besuam Ersidës, të cilin po e kërkonte bashkëshorti, por historia kishte qenë ndryshe.

Nga ana e saj, Ersida Dyrmishi duket se ka llogaritur çdo lëvizje kur vendosi të sajonte historinë e përdhunimit ndaj bandillit të saj, Marjus Musakun.

30-vjeçarja Dyrmishi zgjoi dhimshmëri në zemrat e publikut kur deklaroi se ishte përdhunuar 9 ditë me radhë nga 32-vjeçari Marjus Musaku.

Fillimisht ishte bashkëshorti 51-vjeçar i Ersidës, i cili denoncoi në polici humbjen e gruas.

Marjus Musaku tha se ishin njohur në plazh dhe kishin mbi një vit së bashku, lidhje për të cilën ishte në dijeni edhe i shoqi i Ersidës, sipas tij.

Marjus Musaku u shpreh se nuk e ka marrë peng nënën e dy vajzave, por ajo jetonte me të me dëshirën e saj, teksa pretendoi se e reja e denoncoi pasi ai i zbuloi tradhtinë me shokun e bashkëshortit.

Sipas tij, Ersida po luante me tre burra në të njëjtën kohë, pasi ajo po e tradhtonte me një tjetër.

Askush nuk ia vuri veshin Musakut. Prokuroria kërkoi arrest me burg nën dyshimin e kryerjes së krimit të rëndë, ndërsa gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë.

U deshën disa javë që të dilte ekspertiza që akuza e Ersidës për përdhunim të binte poshtë. Sipas ekspërtizës, e reja nuk është përdhunuar, duke konfirmuar versionin e Marjusit.

Por, gjatë kësaj kohe, Ersida Dyrmishi ka vepruar. Ajo ia ka mbathur për në Francë, duke kërkuar azil.

Për të fituar azilin, Ersida Dyrmishi po përdor pikërisht historinë e sajuar të përdhunimit. Me anë të azilit, Dyrmishi synon që t’i shmanget edhe përballjes me drejtësinë për kallëzim të rremë.

Ersida dyshohet se është larguar drejt Francës me të dashurin e ri, ku burrin e ka lënë me dy vajza dhe të dashurin tjetër në burg.