Gjykata e Korçës ka lënë në burg Martina Pajollarin, e cila dyshohet se është bashkëpuntore e autorëve të vrasjes së Martin Çeços, me të cilën ajo dyshohet se kishte lidhje paralele.
Ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, nga trupa gjykuese që kryesohej nga gjyqtari Besnik Shehu.
Pajollari u arrestua nga policia e Korçës, 4 muaj pas vrasjes së Martin Çeços, 26-vjeçarit me të cilin ishte në një lidhje në fshatin Kolanec të Maliqit.
Sigurohen nga Prapaskena pamjet nga seanca gjyqësore e mbajtur këtë të hënë në Gjykatën e Korçës për Martina Pajollarin.
Siç duket nga pamjet e siguruara Pajollari shfaqet e qetë në sallën e gjyqit. 18-vjeçarja ka deklaruar që gjithcka ka thënë para grupit të hetimit e ka bërë nën presionin e Policisë.