Ilir Meta spiun i Sigurimit të Shtetit, spiunoi shokun e ngushtë, zbulohet pas 32 vitesh dosja. A do largohet nga politika tani?

Kryesore

Publikuar: 26/07/2022

Ilir Meta spiun i Sigurimit të Shtetit, spiunoi shokun e ngushtë, zbulohet pas 32 vitesh dosja. A do largohet nga politika tani?

Ilir Meta rezulton spiun i Sigurimit të Shtetit, fakt që për 32 vite e ka mbajtur të fshehtë. Madje Ilir Meta ka spiunuar shokun e tij të ngushtë.

Ka pasur zëra që Meta ka qenë rekrutuar nga SHIK-u i Bashkim Gazidedes për të spiunuar lëvizjet e Fatos Nanos tek Berisha, por që Meta spiun i Sigurimit, tashmë është zbuluar për herë të parë.

Pasditen e sotme, Autoriteti i Dosjeve, publikoi një njoftim ku thoshte se “Në kuadër të punës së përditshme me përpunimin e materialeve të ish-Sigurimit të Shtetit, së fundmi Autoriteti është ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politikInstitucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit. Konstatimi u shqyrtua me përgjegjësi dhe materialet u bënë të njohura për të gjithë anëtarët e zgjedhur”.

I. M., është pikërisht Ilir Meta. Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme, nga deputet, kryeministër, kryetar i Kuvendit dhe së fundmi deri dy ditë më parë President i Republikës. Nëse ligji do të ishte ndryshuar dhe Kuvendi do kishte marrë parasysh kërkesat e Autoritetit të Dosjeve, Ilir Meta edhe mund të mos ishte bërë President.

Ka qenë një email anonim që i ka mbërritur AIDSSH, një orë pasi Meta doli nga zyra e Presidentit.

Personi i cili ka dërguar informacion, ka njoftuar Autoritetin e Dosjeve për periudhën kohore, ngjarjen dhe detaje të tjera që kanë çuar në identifikimin e politikanit të lartë I.M, i cili rezulton se është Ilir Meta.

Kur anëtarët e Komisionit kanë bërë verifikimet përkatëse, sipas orientimeve dhe informacioneve në email-in anonim, kanë arritur në konkluzionin se bëhej fjalë për ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-Presidentin e vendit.

Gjithashtu mêsohet se Ilir Meta ka spiunuar një shokun e tij, i cili të vetmin gabim që kishte bërë ishte se po mendonte të arratisej nga Shqipëria gjatë regjimit komunist. Meta ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin famëkeq dhe ka njoftuar për planin e shokut të tij.