Gazetari i njohur Kastriot Myftaraj, i cili drejtonte edhe emisionin “Ju flet Moska”, ka ndërruar jetë në rrethana misterioze.
Policia njofton se Myftaraj është hedhur nga kati i katërt i banesës duke i dhënë fund jetës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen ‘Ali Demi’ në kryeqytet.
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Gazetari më polemizues në Shqipëri, i njohur për teoritë konspirative dhe zbulimin e të shkuarës së personazheve publikë, nuk ka patur asnjë shenjë depresive.
Por, ditët e fundit nuk ishte aktiv si më parë në rrjetet sociale. Ngrihen dyshime të forta se vetëvrasja e tij mund të jetë një inskenim i qarqeve të errëta.
Vdekja e Kastriot Myftarajt do të mbetet një nga misteret më të mëdha në Shqipēri.