“Ra nga një shkëmb”/ Shtohen vdekjet misterioze në Rusi, ndërron jetë menaxheri i Gazprom

Botë

Publikuar: 03/05/2022

“Ra nga një shkëmb”/ Shtohen vdekjet misterioze në Rusi, ndërron jetë menaxheri i Gazprom

Javët e fundit janë shtuar rastet kur oligarkët apo zyrtarët rusë janë zhdukur në rrethana të paqarta, dhe më i fundit është ai drejtorit të resortit të skive në Soçi, njëkohësisht menaxher i kompanisë së gazit, Gazprom.

37-vjeçari Andrei Krukowski, menaxheri i Gazprom ka ndërruar jetë në rrethana misterioze. Lajmi u përhap nga media ruse në Poloni dhe  në mediat ndërkombëtare, dhe më pas është konfirmuar edhe nga agjencia e lajmeve ruse, Tass.

Krukowski dyshohet se vdiq kur ra nga një shkëmb në Soçi, vendi i famshëm për Lojërat Olimpike Dimërore 2014 dhe vendi ku u ndërtua resorti i skive në pronësi të gjigantit rus Gazprom.

Ai ishte drejtori i objektit dhe autoritetet hetuan menjëherë vdekjen e tij. Vdekja e njëqindtë e lidhur me gjigantin rus, që i shtohet edhe listës së vdekjeve të shumta mes oligarkëve në mbarë botën.

Andrei Kukowski vdiq 1 majin e kaluar, por lajmi u publikua vetëm sot. Sipas raporteve paraprake, menaxheri i Gazprom, drejtor i vendpushimit të skive Krasnaya Polyana, ra nga një shkëmb në Soçi. Ai ishte rrugës për në kalanë Aczipse, por ra në një shkëmb.

Shpëtimi dhe transporti i menjëhershëm i urgjencës për në spital ishin të padobishme, sipas njoftimeve nga shërbimi për shtyp i së njëjtës strukturë. 37-vjeçari ka mbajtur poste të ndryshme në kompani të ndryshme tregtare ruse nga viti 2001 deri në vitin 2014.

Më pas në vitin 2012 kalimi në Soçi dhe tre vjet më vonë posti i drejtorit. Struktura është pjesërisht e lidhur me kompaninë Gazprom, drejtues të tjerë të së cilës kanë vdekur javët e fundit.