Aksidenti i çuditshëm/ Autobusi i Unazës merr makinën para dhe përfundon në Lanë! Bëhet urë mes dy brigjeve

Aktualitet

Publikuar: 29/04/2022

Aksidenti i çuditshëm/ Autobusi i Unazës merr makinën para dhe përfundon në Lanë! Bëhet urë mes dy brigjeve

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku është përfshirë një prej autobusëve të linjës së “Unazës së re”.

Mësohet se autobusi është përplasur fillimisht me një mjet e për pasojë ka rënë në lumin e Lanës.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar. Mësohet se pasagjerët kanë arritur të dalin nga dritarja.