Përfaqësuesja e Serbisë në Eurovision në qendër të kritikave, detaji që e lidhi me mbështetjen ndaj presidentit Putin

Botë

Publikuar: 25/04/2022

Përfaqësuesja e Serbisë në Eurovision në qendër të kritikave, detaji që e lidhi me mbështetjen ndaj presidentit Putin

Përfaqësuesja e Serbisë në ‘Eurovision’ është bërë objekt kritikash.

Fotografi i Radio Televizionit të Serbisë, Gordan Jovic, ka publikuar disa foto të Konstraktas, të cilat janë realizuar në kuadër të fushatës zyrtare Eurovisionin ku ajo shihet e ulur në një tavolinë në formën e shkronjës Z.

Kënga “In Corpore Sano” do ta përfaqësojë Serbinë në Festivalin Evropian të këngës, mirëpo skenografia interpretohet si mbështetje dhe lavdërim ndaj Rusisë.