Në krye të Milanit, një tjetër fond (“In vestCorp”), ndërkohë që në majë të bordit drejtues pritet të vendoset Mohamed Al-Ardhi. Ish-ushtaraku vjen me ide të qarta dhe nuk dëshiron të humbasë kohë, ndaj për merkaton kuqezi pritet të lëvrohet një buxhet prej 300 milionë eurosh.
Nuk do të ketë revolucion dhe për këtë arsye nuk duken të cenuara akordet për Sven Botmanin dhe Divok Origin që në verë do t’i bashkohen Jasin Adlisë në vitin e parë si kuqezi. Holandezi është thuajse i sigurt, ndaj së bashku me Tomorin do të formojë dyshen titullare të sezonit të ri. Alternativa e parë do të jetë Kalulu e më pas Kjaer nëse e rimerr veten si duhet. Do të afrohet edhe një qendërmbrojtës i pestë dhe për këtë të fundit do të ketë kursim, ndaj mund të afrohet dikush në përfundim kontrate si Açerbi