1 milion pula të ngordhura, ja ku po bëhet groposja e tyre pas përplasjeve mes bashkive

Aktualitet

Publikuar: 22/03/2022

1 milion pula të ngordhura, ja ku po bëhet groposja e tyre pas përplasjeve mes bashkive

Pas disa ditësh përplasje kompetencash mes institucioneve, më në fund ka ndodhur groposja e qindra mijëra pulave të ngordhura në qytetin e Durrësit.

Groposja është kryer në një zonë të vendosur në dispozicion nga Bashkia e Shijakut, larg zonave të banuara, për të shmangur përhapjen e ndonjë infeksioni të mundshëm.

Vendi më pas bëjnë me dije burimet, ështe dizifektuar me solucionet përkatëse.

Pika ku këmbëngulin përfaqësuesit e pularive eshtë kërkesa që ministria të nxjerrë urdhërin e asgjësimit dhe më pas të nisë edhe pastrimi i zonës.

Gjatë ditës së sotme të tjerë kamionë pritet që të transportojnë pjesën e mbetur të pulave që do të groposen.

Jo zyrtarisht numri i pulave të ngordhura përllogaritet të jetë rreth 1 milionë.