“Tani na duhet turizëm luksoz”, Rama me gazetarët e BE: Nuk e ndryshuam ligjin që të lejonim Kushner-it të shkatërronte mjedisin

Aktualitet

Publikuar: 09/06/2026

“Tani na duhet turizëm luksoz”, Rama me gazetarët e BE: Nuk e ndryshuam ligjin që të lejonim Kushner-it të shkatërronte mjedisin

Kryeministri Edi Rama tha Shqipëria duhet të shkëputet nga turizmi masiv dhe të përqendrohet te turizmi luksoz, për të rritur ekonominë e vendit.

Pak gjëra mund të jenë të krahasueshme budallallëkun që turizmi i luksit është kundër njerëzve. Është e kundërta. Sepse ajo që sjell një turist në një resort luksoz është shumë më tepër në raport me të ardhurat e vendit dhe shumë më pak në raporton me trafikun. Turizmi luksoz është ajo që e mbron një vend nga shkatërrimi që mund të sjellë turizmi masiv. Ai ka qenë i shkëlqyer për ne, sepse përhapi në botë fjalën që Shqipëria është vend i shkëlqyer për të bërë pushimet. Por nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë, na duhet turizëm luksoz për të ulur trysninë që turizmi masiv ushtron mbi mjedisin”, tha Rama në një konferencë për mediat me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian.

Ai hodhi poshtë akuzat se ligji për zonat e mbrojtura është ndryshuar për t’i hapur rrugë investimeve që dëmtojnë mjedisin. “Ne nuk kemi ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura që t’i japim mundësinë Jared Kushner-it që të shkatërrojë mjedisin”, shtoi Rama.

Ai këmbënguli se Sazani dhe Zvërneci janë dy projekte tërësisht të ndryshme. “Është e shpifur që të projektosh Shqipërinë si një Republikë dreqi bananesh dhe që ishujt iu shiten oligarkëve. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte e shpifur, por a është e vërtetë? Ju mendoni se keni sjellë fakte këtu, por nuk është kështu! Zvërneci është në pronë private.  Unë fola ditën e parë dhe të dytë për këtë, por pastaj e lashë sepse e pashë që nuk kishte më të bënte për këtë”.